LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Shqiptarët në Maqedoni të jenë properëndimor, të nxitin zgjidhjen e emrit dhe integrimin në BE dhe NATO (Video)

Hoxhaj: Shqiptarët në Maqedoni të jenë properëndimor, të nxitin zgjidhjen e emrit dhe integrimin në BE dhe NATO (Video)

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se në Maqedoni nuk duhet të ketë një marrëveshje administrative, por një marrëveshje politike ndërmjet faktorit shqiptar dhe partisë maqedonase që do ta merr mandatin për të krijuar qeverinë e re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I ftuar në emisionin ”Arena” në ”Ora Neës”, Hoxhaj tha se qeveria e re, apo koalicioni qeveritar duhet që ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë çështjen e gjuhës shqipe.


Hoxhaj porositë faktorin shqiptarë që të jenë properëndimor, duke akuzuar disa politikanë maqedonas se vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet përmes keqpërdorimit të çështjes së emrit me Greqinë.

Megjithatë Hoxhaj thotë se nuk mundet që Prishtina të tregojë se kush do të ishte partneri më i mirë i koalicionit. Edhe buxheti i shtetit zuri vend në debatin e ministrit Hoxhaj. Sipas tij, buxheti duhet të harxhohet proporcionalisht.

Për shefin e diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, shqiptarët kanë edhe një rol në Maqedoni, dhe ky rol është nxitja e zgjidhjes sa më të shpejtë të çështjes së emrit, si edhe integrimi në BE dhe NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori