LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Serbia vazhdon të abuzojë me Interpolin, fletarrestet të bazuara në deklarata të pavërteta

Hoxhaj: Serbia vazhdon të abuzojë me Interpolin, fletarrestet të bazuara në deklarata të pavërteta

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar veprimet më të fundit të Serbisë kundër liderëve të Kosovës, duke keqpërdorur organizatat ndërkombëtare.

Së fundmi, Serbia ka arritur që përsëri t’i kthejë në data-bazën e Interpolit flet-arrestet për Thaçin dhe Haradinajn.


Hoxhaj tha se ky keqpërdorim i institucioneve ndërkombëtare nga ana e Serbisë, po vazhdon duke përdorur akuza që tashmë janë dëshmuar të jenë të rrejshme.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj deklaroi se këto veprime nuk janë as në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, as në frymën e perspektivës evropiane, e aq më pak kjo nuk do të ndihmojë normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

“Serbia vazhdon të abuzojë me organizatat ndërkombëtare për ta dëmtuar Kosovën përmes flet-arresteve të Interpolit, me deklarata që tashmë janë dëshmuar të jenë të pavërteta. Kjo sjellje nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira as të perspektivës evropiane, aq më pak e ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Ndërakq, ministri i Brendshëm serb ka deklaruar sot se Interpoli i ka rikthyer flet-arrestet për presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, të cilat ishin tërhequr nga data-baza e kësaj organizate në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori