Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar takimin që sot do të mbahet në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe, në kuadër të vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Hoxhaj ka thënë se “Sot mbahet takimi në Bruksel dhe askush s’e di nëse delegacioni i Kosovës ka ndonjë platformë në letër”.
Sipas Hoxhajt, vendimi për targa është një veprim i drejtë, por është një vendim taktik që nuk mbështetet me një qasje strategjike të plotë sa i takon dialogut.
Në reagimin e bërë në Facebook, Hoxhaj përmes tri pikave ka shpjeguar se si duhet pala kosovare duhet të ketë qasjen në dialog, transmeton Telegrafi.
Së pari, me këtë veprim a do të zbatojë Qeveria të gjitha marrëveshjet e nënshkruara apo vetëm këtë të lëvizjes së lirë? Rezultatet e dialogut nuk janë një lloj tryeze suedeze ku përzgjedhja për zbatim varet nga shijet individuale dhe inspirimi i çastit
Së dyti, Kosova mund të marrë mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë për situatën në veri të vendit dhe të përfitojë nga dialogu nëse e prezanton një platformë për dialog, ku kryetema është njohja e ndërsjellë si marrëveshje përfundimtare! Jo më dialog teknik, por vetëm marrëveshje finale në mes të dy shteteve. Këtu varet se a ka Qeveria vizion, vullnet dhe vendosmëri për këtë temë!
Së treti, situata e re në pikat kufitare duhet të shoqërohet me krijimin e fakteve në terren dhe në diplomaci aktive për të siguruar mbështetje të shteteve vendimmarrëse në NATO dhe në BE.
Hoxhaj thekson se politika e jashtme nuk guxon të reduktohet në dialog.
“Kjo mund të ndodhë vetëm duke komunikuar me këto shtete, duke i vizituar ato dhe duke ofruar vizion dhe qëndrim të shkruar! Politika e Jashtme as nuk guxon të reduktohet në dialog dhe as dialogu vetëm në vendimin për targat!
Situata e re duhet të përdoret nesër dhe në të ardhmen për të krijuar momentum të ri për marrëveshje finale, sepse po shihet që status-quo është e paqëndrueshme, dhe se çdo krizë është mundësi e re nëse qasja është e ndërtuar me një veprim dhe mendim të plotë strategjik, përtej targave si veprim taktik”, tha ai.
Hoxhaj ka shtuar tutje se tani është fjala e politikës së Jashtme që duhet të mbështesë sakrificën e policëve në terren
“Personalisht kam qenë dhe mbetem admirues i Policisë së Kosovës, e cila ka qenë dhe mbetet mbrojtësja më e mirë e sovranitetit dhe e integritetit tonë. Por, tani është fjala e politikës së Jashtme që duhet të mbështesë sakrificën e policëve në terren që veprimet e tyre të jenë edhe veprime të partnerëve tanë. Edhe para 10 vitesh, e kam parë dialogun si jetik për përmbylljen e shtetësisë së Kosovës. Ashtu e shoh edhe sot”, thotë Hoxhaj.
Ndryshe, sot në Bruksel Kosovën do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa nga pala serbe do jetë Petar Petkoviq.
Takimin si zakonisht do ta udhëheqë ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak.
Gjithashtu në Bruksel do të jetë edhe Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euro Azisë në Departamentin amerikan të Shtetit, njëherësh i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por ai nuk do të jetë pjesë e takimeve zyrtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK, LDK dhe AAK-NISMA sipas rezultateve të deritanishme

Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale që ta urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervesitim në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame