Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimin e organizimit të procesit të dhënies së vaksinave anti-COVID.
Hoxhaj ka thënë se sot secili qytetar i Kosovës është i shqetësuar, i dëshpëruar dhe i zemëruar me pamjet e shëmtuara të mënyrës se si janë trajtuar prindërit e gjyshërit tanë në sallën “1 Tetori” ku po zhvillohet procesi i vaksinimit.
Sipas Hoxhajt pamjet e sotme tregojnë më së miri mjerimin politik të qeverisë Kurti – një qeveri pa plan, pa prioritete dhe pa përgjegjësi dhe janë pasqyrim i sjelljes arbitrare të një kryeministri autoritar i cili do të duhej ta prezantonte programin qeverisës para disa javësh.
“Por edhe programi që është prezantuar nuk ka asnjë zotim konkret, asnjë afat të zbatimit, as një masë të matshme si do ti ndryshoj gjërat por ka një gjuhë përshkruese sikurse të ishte një punim i thjeshtë seminarik. Ai nuk pasqyron fare premtimet e VV-së me të cilat i fitoi zgjedhjet, por as nevojat e sotshme të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kur lexohet ky program 4 vjeçar i Qeverisë Kurti, përshtypjen e parë që e fiton secili është se vendi nuk përballet me pandemi. Sepse vendi ka tri probleme të mëdha sot për shkak të pandemisë, sikurse vaksinimin e popullatës, pasojat e ekonomisë në pandemi dhe menaxhimin e arsimit – me të cilat programi qeverisës nuk merret fare.”, ka thënë ai.
Hoxhaj ka theksuar se përfundimisht kjo qeveri e ky kryeministër po dezerton nga puna dhe përgjegjësitë e tij ende pa filluar.
“Pas 50 ditësh të kësaj qeverie dhe programit të prezantuar, të gjitha gradualisht po binden se kryeministri Kurti nuk di dhe nuk mundet të qeverisë. Ky do të jetë një mandat i humbur, me zhgënjime të mëdha dhe krejt e drejt në dështim.”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?