LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Nuk është Serbia pengesë për anëtarësimin në OKB , por veto ruse

Hoxhaj: Nuk është Serbia pengesë për anëtarësimin në OKB , por veto ruse

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se Serbia nuk është pengesa e Kosovës për tu anëtarësuar në OKB.

“Në rrafshin ndërkombëtar pa një traktat paqeje apo marrëveshje ne e kemi të pamundur të anëtarësohemi në OKB. Jo për shkak te Serbisë por për shkak të përdorimit të vetos ruse. Ne libër kam analizuar politikat e Putinit dhe Rusisë, gjithashtu ka citate qe i referohen një qëndrimi të tillë”, tha Hoxhaj.


“Raporti i Kosovës me Rusinë, ka te bej edhe me atë qe Kosova shihet me perëndimore dhe jo vetëm Rusia kemi Brazilin Kinën etj, kanë qenë pengesë për Kosovën për shkak se kemi pasur mbështetje perëndimore. Politika ruse ndaj Kosovës është shume komplekse dhe ka disa nivele të cilat Kosova duhet të kuptojë raportin me Rusinë”.

Hoxhaj ka folur edhe për procesin e njohjeve.

“Edhe gjatë mandatit tim të parë ka qenë objektiv që t’i marrim diku rreth 120-30 njohje. Jo që kjo do të ndërronte shumë në politikën e jashtme, mirëpo anëtarësimi ynë në shumë organizata do të bëhet më i lehtë për shkak të procesit të votave. Së dyti, ne kemi një marrëdhënie të paqartë me Serbinë”, tha ai.

“Përderisa Serbia ka partner në Këshill të Sigurimit ne do te jemi të detyruar të arrijmë një marrëveshje obligative ligjore që do të na mundësojë anëtarësimin në OKB”.