Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga kryeministri të ketë dije funksionale dhe të negociojë në mënyrë politike. Ai ka shprehur insistimin e tij që të mbrohet Kushtetuta dhe rendi kushtetues i Kosovës.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Hoxhaj tha se kryeministri Albin Kurti duhet të ketë vëmendjen te plani i zbatimit në kuadër të planit evropian.
“Kosova në këtë fazë, pas asaj që zotëri Kurti ka thënë po në Bruksel, duhet ta ketë vëmendjen kryesore te plani për zbatim. Unë them këtë si një njeri, i cili ka qenë në negociata në Vjenë në vitin 2006-2007 kur kemi negociuar për pakon e Ahtissarit… Konkretisht në çfarë forme mund të bëhen ligjërisht të obligueshme edhe neni i parë, i dytë e i tretë edhe të gjitha nenet që flasin për raporte biletarale mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Hoxhaj, raporton kp.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga Kurti që të negociojë në mënyrë profesionale.
“Ne kërkojmë prej zotëri Kurtit, i cili është marrë gjatë me këtë temën e dialogut sa ka qenë në opozitë, i cili ka mbledhur përvojë gjatë sa ka qenë në opozitë, tash ta ketë një dije funksionale dhe të negociojë në mënyrë shumë politike, shumë profesionale për çdo nen të kësaj marrëveshje, para se këto të zbërthehen në planin e zbatimit. Ne insistojmë që mbi të gjitha të mbrohet Kushtetuta dhe rendi kushtetues i Kosovës”, ka shtuar ai.
E shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se në seancën e së enjtes do të ketë debat parlamentar për dyvjetorin e qeverisjes së Albin Kurtit.
Ai tha se kanë propozuar një rezolutë dhjetë-pikëshe, për çka pret që do të merret parasysh.
“U miratua që në dy-vjetorin e qeverisë Kurti të ketë një debat parlamentar për punën e qeverisë. Për ne si GP dhe si subjekt politik, brenga kryesore për momentin është gjendja sociale-ekonomike, papunësia, humbja e shpresës dhe ikja e rinisë nga Kosova.
Për dy vjet, ka pasur fjalë, premtime, ka pasur zotime, por nuk ka pasur asnjë veprim të mirëfilltë të këtij vendi. Ligji i Pagave, 70 mijë njerëz sot zgjohen në mëngjes dhe dalin në punë, vetëm për shkak se duhet të dalin. Jo për shkak se ai ligj ka krijuar kushte për punë të administratës shtetërore”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës