LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Bashota, njeriu që identifikon, përparon, bashkon dhe zhvillon Klinën

Hoxhaj: Bashota, njeriu që identifikon, përparon, bashkon dhe zhvillon Klinën

Aktivistë dhe simpatizantë të Degës së PDK-së në Klinë, me një tubim madhështor përmbyllës të fushatës elektorale për balotazh në të cilin morën pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës dhe zëvendëskryetar i PDK-së Enver Hoxhaj, partnerët e koalicionit Tush Dedaj nga BD e PSHDK-së, Avni Gashi AKR-së dhe Gjokë Lleshaj i IPK-së, dëshmuan vendosmërinë, përkushtimin për mbështetjen e vizionit dhe programit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Duke u bazuar në punën, vullnetin e kësaj dege dhe gjithë qytetareve klinas, PDK-ja do të qeveris me Klinën edhe në katër vitet e ardhshme”, ka thënë kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota.


Ai përmendi të arriturat e shumta që kapin vlerën 70 milion euro investime në dhjetë vite qeverisje duke rregulluar gjitha objektet e institucioneve publike, rrugë të asfaltuara, kanalizim, shkolla, çerdhe për fëmijë, rregullimin e shtretërve të lumenjve e shumë projekte që janë në interes dhe shërbim të qytetarëve duke premtuar se në mandatin tjetër katër vjeçar do të vazhdoj rrugën e zhvillimit të Klinës në zonat urbane dhe rurale.

“Të gjithë kanë menduar se pas dhjetë vite qeverisje PDK-ja do të ketë rënie në vota, por me 22 tetor ndodhi e kundërta, PDK-ja për herë të parë siguroi 10 ulëse në Kuvend duke marrë mbi 6000 vota dhe kjo falë angazhimit dhe punës së aktivistëve dhe besimit të qytetarëve”, tha Bashota.

Ai porositi që të mos i besojnë bllokut opozitar që kanë bërë marrëveshje klienteliste për sigurim pozitash të tre katër individëve për inate dhe xhelozi që kanë ndaj PDK-së.

“Blloku opozitar tashme i njohur me emrin blloku humbës në të gjitha zgjedhjet, mesazhin e humbjes do ta marrin edhe më 19 nëntor ku do të rikonfirmohet fitorja e PDK-së”, tha Bashota i cili premtoi edhe bursa për student me notën mesatare 8 e me shumë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i siguroi qytetarët e Klinës, se fitorja e Sokol Bashotës është e sigurt duke u bazuar në punën dhe ndryshimin e madh që ka bëre në Klinë ku përfitues janë qytetarët.

“Adresa që identifikon,  bashkon dhe zhvillon Klinën, është Sokol Bashota. Mos e leni Klinën në dorë të dikujt tjetër. Nuk ka komunë në Kosovë që është zhvilluar me shumë në Kosovë, se sa Klina në qeverisjen e Bashotës. Nuk ka parti tjetër që ka platforme me të mirë se sa Sokol Bashota. Mos bëni eksperimente, votoni për zhvillimin, sigurinë, përparimin, votoni Sokol Bashotën”, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj.

Në trend

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin

24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin

Ekonomi
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Kalo në kategori