Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se si anëtar të kabinetit qeveritar dhe si anëtar të kryesisë së kësaj partie kanë presion nga anëtarësia e PDK-së që vendi të lëvizë përpara me një dinamikë të re.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se PDK-ja ende nuk ka vendosur nëse do ta përkrahë apo jo mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa.
Hoxhaj ka theksuar se 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për qëndrimin e PDK-së për mocionin dhe për çështjet e tjera, pa i përjashtuar as zgjedhjet e parakohshme.
Ai ka paralajmëruar se deputetët e PDK-së do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Hoxhaj, i cili mban edhe postin e ministrit të Jashtëm, ka thënë se një Qeveri nuk matet me punën ditore, por me përmbushjen e objektivave madhore për vendin.
Edhe Hoxhaj, sikurse shefi i tij i partisë, thotë se ka mungesë të vendimmarrjes tek partneri i koalicionit, LDK-ja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251