LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Strategjia Kombëtare e Prokurimit Publik, tërheq investime

Hoxha: Strategjia Kombëtare e Prokurimit Publik, tërheq investime

Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Safet Hoxha, ka deklaruar se nëpërmjet Strategjisë Kombëtare të Prokurimit Publik për periudhën 2017-2021, pos të tjerash, do të jetë dhe një indikator që do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale.

Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Hoxha ka thënë se nëpërmjet kësaj strategjie do të synohet që prokurimi publik të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik, social, ambiental dhe të ri.

“Me anë të kësaj strategjie do të insistojmë që prokurimin publik ta vëmë në funksion të përmirësimit të gjendjes sociale, në funksion të zhvillimit ambiental dhe në funksion të zhvillimit të ri që e kanë studentët tanë. Gjithsesi se do të ketë ndikim në përmirësimin e gjendjes ekonomike, përmirësimin e aspektit socio-ekonomik, sepse është e papranueshëm për ne të shpenzohet një e treta e buxhetit të shtetit nëpërmjet procedurave, në anën tjetër shkalla e papunësisë të jetë 40 për qind”, ka thënë Hoxha.


Ai ka deklaruar se kjo strategji është determinuese për krijimin më të mirë të ambientit të të bërit biznese, njëkohësisht edhe një indikator nxitës për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

“Kjo strategji do të jetë shumë e rëndësishme për krijimin e një ambienti të mirë biznesor dhe ambienti i mirë biznesor është parakusht për investime të huaja direkte. Besoj se nëse arrijmë ta zbatojmë këtë strategji ajo do ta ketë një impakt për thithjen e investimeve të huaja, gjegjësisht promovimin e një ambienti të mirë për të bërë biznes”, është shprehur Hoxha.

Sipas tij, misioni dhe objektivat kryesore të kësaj strategjie janë: efikasiteti dhe transparenca, përgjegjësia, llogaridhënia, ngritja e kapaciteteve, harmonizimi i legjislacionit me ligjet e BE-së./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Kalo në kategori