Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha thotë se Serbia dhe Rusia kanë filluar iniciativa të fshehta për të depërtuar në tregun e telekomunikimeve të Kosovës, pas kundërshtimeve që operatorin IPKO ta blej Telekomi i Serbisë.

Ai ka thënë se Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës, duhet te jetë shumë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm në shitjen e aksioneve të IPKO-së.

“Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), duhet te jetë shumë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm në shitjen e aksioneve të operatorit mobil IPKO. Shërbimet sekrete serbe dhe ruse janë në gjendje të ofrojnë çmime marramendëse, edhe jashtë konkurrencës së tregut për ta blerë operatorin IPKO, vetëm për të krijuar qasje në të dhëna personale, si dhe për ta cenuar sigurinë kombëtare dhe kibernetike të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoxha në Facebook, përcjell Telegrafi.

Reklama
Reklama

Shkrimi i plotë i Hoxhës

Pas kundërshtimeve të ashpra që operatorin IPKO ta blej Telekomi i Serbisë, Serbia ka nisur iniciativa të fshehta që qëllimin për të depërtuar në tregun e telekomunikimeve në Kosovë ta realizoj nëpërmjet kompanive të tjera të cilat kanë lidhje të forta me Rusinë dhe Serbinë.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), duhet te jetë shumë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm në shitjen e aksioneve të operatorit mobil IPKO. Shërbimet sekrete serbe dhe ruse janë në gjendje të ofrojnë çmime marramendëse, edhe jashtë konkurrencës së tregut për ta blerë operatorin IPKO, vetëm për të krijuar qasje në të dhëna personale, si dhe për ta cenuar sigurinë kombëtare dhe kibernetike të shtetit të Kosovës.

Reklama
Reklama

Jam thellë i bindur që një privatizim të tillë i një operatori mobil nga Telekomi i Serbisë nuk do ta lejonte as shteti i Sllovenisë. Duke e njohur të kaluarën tonë të hidhur në raport me Serbinë dhe qasjen aktuale që ka Serbia ndaj Kosovës në asnjë rrethanë nuk duhet të lejohet privatizimi i operatorit IPKO nga Telekomi i Serbisë apo kompanive të afërta me shtetin e Serbisë dhe Rusisë. /Telegrafi/