LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Qeveria norvegjeze përkrahë Kosovën në zbatimin e MSA-së

Hoxha: Qeveria norvegjeze përkrahë Kosovën në zbatimin e MSA-së

Sot, me një ceremoni, para mediave, u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Qeverisë Norvegjeze, me ç’rast u nënshkrua Projekti përkrahës për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në zbatimin e MSA-së. Qeveria e Norvegjisë, përmes kësaj marrëveshjeje ia ka deleguar Ministrisë së Integrimit Evropian zbatimin e këtij projekti.

Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, theksoi rëndësinë e procesit integrues si dhe zbatimin e MSA-së, proces ky tejet i rëndësishëm që bën përafrimin e Kosovës me BE-në. Ata ofruan përkrahje të mëtejme për këtë proces, duke besuar fort se Kosova është brenda agjendave integruese si dhe vlerave të këtij integrimi.


Siç ka treguar përvoja e të tjerëve, procesi i Integrimit Evropian është kompleks dhe kërkon reforma thelbësore, theksoi Ministrja Hoxha. Kapacitetet njerëzore, theksoi ajo, luajnë një rol vendimtar në të. Për këtë qëllim, ne kemi identifikuar një numër fushash prioritare për të ndërtuar kapacitetet tona për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe avancimin në procesin e pranimit, vuri në dukje Ministrja Hoxha.

Ministrja falënderoi Qeverinë Norvegjeze dhe stafin e MIE për kontributin e tyre në zhvillimin e këtij projekti.

Më pastaj, Hoxha ka cekur fushëveprimin e projektit – 9 kapituj të acquis-së (legjislacioni i BE-së) për zbatimin e MSA-së, si Kapitulli 4, Lëvizja e lirë e kapitalit, Kapitulli 9, Shërbimet financiare, Kapitulli 10, Shoqëria e informacionit dhe mediat, Kapitulli 15, Energjia, Kapitulli 18, Statistikat, Kapitulli 19, Politikat sociale dhe punësimi, Kapitulli 27, Mjedisi, Kapitulli 28, Mbrojtja e konsumatorit dhe e shëndetit publik si dhe Kapitulli 32, Kontrolli financiar.

Projekti zgjat tri vjet, 2019 – 2021, ndërsa buxheti i planifikuar është rreth 1,4 milion euro.

“Qëllimi i projektit është mbështetja e administratës publike të Kosovës në zbatimin e MSA-së dhe përgatitjen e institucioneve publike për anëtarësim në BE në kapitujt e sipërpërmendur të acquis-së”, theksoi Ministrja.

Objektivat e projektit janë forcimi i kapaciteteve institucionale në fushat e acquis-së si dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për përafrimin e legjislacionit në fushat e acquis-së.

Përfitues të këtij projekti janë Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Financave, Doganat e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Infrastrukturës, Komisioni i Pavarur për Media, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Zyra e Rregullatorit për Energji, Agjencia Kosovare për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe për Siguri Bërthamore, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Shëndetësisë si dhe Zyra Kombëtare e Auditimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori