LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Qeveria miratoi Propozim-ligjin për rregullimin e statusit të objekteve të ndërtuara pa leje

Hoxha: Qeveria miratoi Propozim-ligjin për rregullimin e statusit të objekteve të ndërtuara pa leje

Në mbledhjen e djeshme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për rregullimin e statusit të objekteve të ndërtuara pa leje, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, sipas tij me këtë Propozim-ligj parashihet mundësia për rregullimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje para 1 janarit të vitit 2021.

“Dispozitat e këtij Ligji nuk aplikohen për të gjitha llojet e objekteve të ndërtuara pa leje në kufijtë e rajonit të Ohrit, në të cilën ndodhet trashëgimia natyrore dhe kulturore e shkruar në Listën e trashëgimisë natyrore kulturore botërore të UNESKO-s, që nuk janë në përputhje me Planin për menaxhim me Trashëgiminë natyrore kulturore botërore në rajonin e Ohrit.


Ligji i cili u miratua pas një debati publik të gjerë dhe gjithëpërfshirës, duhet të miratohet në Kuvendin e RMV-së”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Qeveria gjithashtu shqyrtoi informacionin lidhur me zbatimin konsekuent të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit.

“Në pjesën e duhanit të padjegshëm, pajisjet për ngrohjen e tyre dhe cigaret elektronike, Qeveria miratoi mendimin e Ministrisë së Shëndetësisë se produktet jo të djegshme të duhanit dhe pajisjet e tyre ngrohëse nuk bëjnë pjesë në ndalimin e pirjes së duhanit nga Ligji për mbrojtje nga prija e duhanit”, tha Hoxha.

Gjatë mbledhjes së djeshme Qeveria e RMV-së solli vendim për harmonizimin e Protokollit për organizimin e ngjarjeve me prezencë mediatike.

“Me këto ndryshime parashihet që për pjesëmarrje në ngjarje në ambient të hapur ose të mbyllur, është e detyrueshme posedimi i certifikatës për pranimin e dy dozave të vaksinës ose vërtetim që e kanë kaluar Kovid-19 deri në 45 ditë nga dita e shërimit. Ky harmozim i protokollit është bërë në konsultim me SHGM-në dhe SPGM-në (Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik)”, deklaroi Muhamet Hoxha, Zëdhënës i Qeverisë

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori