Pasi një ditë më parë një person u pa nga kamerat e sigurisë që grisi librin e shenjtë Kuranin, ka reaguar kryeimami në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren , Orhan Bislimaj.
Bislimaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se e kanë parë nga afër Kuranin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë.
Tutje ai ka shkruar se bazuar në informacionet e qytetarëve Policia e Kosovës e ka një emër të dyshuar, e që u tha se kishte probleme psikike.
“Dëmtimi i Kur’anit në Prizren…! Mbrëmë së bashku me Policinë e Kosovës kemi dalë te vendi ku një person u raportua në media duke shkyer fletë nga Kur’ani Fisnik. E pamë nga afër Kur’anin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë.
Nuk ka dyshim, ky është një akt i shëmtuar dhe neveritës, në mënyrë të skajshme.
Bazuar në informacionet e qytetarëve okular, tashmë Policia e Kosovës e ka një emër të dyshuar, e që u tha se kishte probleme psikike. Kur’ani nuk mund të nënçmohet nga askush, veçse njeriu e nënçmon vetveten”, ka shkruar Hoxhë Orhan Bislimaj në Facebook.
Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Prizren në një përgjigje për Telegrafin kanë thënë se është autorizuar policia që të ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e kryesit dhe në grumbullim të provave të nevojshme.
“Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se, Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar policinë që të ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e kryesit dhe në grumbullim të provave të nevojshme”, thuhet në përgjigjen dërguar Telegrafit.
Po ashtu nga Prokuroria thonë se është vlerësuar se kanë të bëjnë me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.
“Prokuroria ka vlerësuar se kemi të bëjmë me veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’ nga neni 141 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e cila vepër penale me Ligjin e ri për Prokurorinë Speciale ka kaluar në kompetencë të PSRK-së, ku e njëjta është njoftuar për rastin, dhe veprimet e mëtutjeshme hetimore është duke i ndërmarrë kjo e fundit”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen dërguar Telegrafi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës