LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Pas liberalizimit, synimi ynë është statusi i kandidatit për anëtarësim në BE

Hoxha: Pas liberalizimit, synimi ynë është statusi i kandidatit për anëtarësim në BE

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Konferencën e V-të, të Ambasadorëve, të cilën e organizon Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), ka diskutuar për hapat e ardhshëm të Kosovës në procesin e integrimeve evropiane.

Hoxha përgëzoi MPJ-në për organizimin e kësaj konference duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme që përgjegjësit institucional të flasin me të njëjtën gjuhë sa i përket procesit të Integrimit Evropian.

“Procesi i Integrimit Evropian është karakterizuar me një dinamikë progresive viteve të fundit, por ende mbetet shumë për t’u bërë. Zbatimi i MSA-së është prioriteti ynë më i rëndësishëm. Zbatimi i MSA-së tani kërkon përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së dhe zbatimin e plotë të legjislacionit në praktikë. Kjo do të kërkojë vullnet politik, kapacitete burokratike dhe financim të qëndrueshëm”, theksoi Hoxha.


Të gjithë kapitujt e MSA-së, theksoi Ministrja Hoxha, mund të implementohen duke ndërmarrë reforma të thella në sektorët përkatës.

Prioritetet tona, theksoi Ministrja, janë qeverisja e mirë, fuqizimi i sundimit të ligjit, duke mbrojtur konkurrueshmërinë, përmirësuar klimën e investimeve si dhe duke avancuar politikat e punësimit dhe arsimit të lartë. Ajo ofroi bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet për të zbatuar këto prioritete.

“Procesi i liberalizimit të vizave është një domosdoshmëri për qytetarët tanë. Pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga ana e Komisionit Evropian, votimit në Komisionin LIBE tashmë procesi është i qartë dhe nuk duhet të ketë dilema. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe tani i mbetet institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare që të kryejnë pjesën e tyre. Vendimmarrja sa më e shpejtë pro liberalizimit të vizave për qytetarët tanë do të ishte sinjali më i mirë se BE dhe shtetet anëtare janë partner i besueshëm dhe kur shtetet tregojnë rezultate edhe pala tjetër e mban fjalën”, theksoi ajo.

Synimi strategjik i Qeverisë, vuri në dukje Ministrja Hoxha, është përmbushja e kritereve për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE deri në vitin 2020.

“Qeveria është e vetëdijshme për punët që e presin në këtë drejtim, sepse, marrja e mendimit pozitiv për aplikim për statusin e kandidatit do të varet nga shkalla e përgjegjësisë së institucioneve tona në përmbushjen e  obligimeve të veta”, theksoi  Hoxha dhe ftoi institucionet, qytetarët, spektrin politik dhe shoqërinë civile që të punojmë së bashku për përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi integrues, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori