Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në konferencën rajonale vjetore në Shkup, me temën bosht: Ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi rajonal në procesin e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor”, me ç’ rast ka theksuar se procesi i integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.
Hoxha ka theksuar se vazhdimi i konsolidimit demokratik, përmirësimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe krijimi i një ekonomie tregu funksionale, janë detyrat parësore të institucioneve të Kosovës.
“Adresimi i kritereve bazë për anëtarësimin në BE, janë detyra që përmbushen më shpejt me kontributin që janë duke dhënë për Kosovën vendet e këtij organizmi vlerat e të cilit, Kosova i pranon si të vetat”, ka theksuar ministrja Hoxha dhe më tej ka shtuar se fondet për këtë qëllim janë të konsiderueshme.
“Ekziston nevoja për të vazhduar të krijohen projekte të përbashkëta ndërmjet vendeve të rajonit dhe të vazhdojnë të këmbejnë përvojat”, ka theksuar ministrja, duke hapur gjithashtu mundësitë që ekspertët e Kosovës të angazhohen në projekte të vendeve tjera, në mënyrë që të ekzistojë një komplementaritet i përvojës dhe sinergji më e mirë midis vendeve të ndryshme me aspirata të njëjta.
Ajo ka ritheksuar faktin se Kosova është vendi i parë në i Ballkanit Perëndimor që ka zhvilluar një kornizë të institucionalizuar për përfshirjen e drejtpërdrejtë të shoqërisë civile në procesin e integrimit në BE në fazën e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ky mekanizëm është hartuar në bashkëpunim me homologët tanë nga Kroacia me përvoja të përhershme të drejtpërdrejta në negociatat e anëtarësimit në BE në nivelin më të lartë politik.
Në fund të fjalimit të saj, ministrja ka përsëritur se bashkëpunimi rajonal është vendimtar në procesin e integrimit në BE.
“Kosova është ende në fazat e hershme të zbatimit të MSA-së dhe ne do të mirëpresim çdo ndihmë nga vendet fqinje në shkëmbimin e përvojave, si mënyra më efikase të përfitosh nga përvoja e vendeve të tjera në këtë proces kompleks”, ka thënë ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës