LAJMI I FUNDIT:

Hoxhë Ekrem Avdiu: Propaganda e rrjeteve sociale i dërgoi të rinjtë në luftën e Sirisë dhe Irakut (Video)

Hoxhë Ekrem Avdiu: Propaganda e rrjeteve sociale i dërgoi të rinjtë në luftën e Sirisë dhe Irakut (Video)

Hoxha nga Mitrovica, Ekrem Avdiu, ka folur për problemin me të cilin është përballur Kosova viteve të fundit, që është pjesëmarrja e shqiptarëve në luftërat e huaja.

Në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit, hoxhë Ekremi ka thënë se “pjesëmarrja e kosovarëve dhe shqiptarëve në luftën e Sirisë është krejtësisht e pakuptimtë”.

“Unë dhe kolegët e mi kemi bërë thirrje për mospjesëmarrje në këtë luftë. Mendoj se propaganda e komunikimit social e ka pas ndikimin më të madh për shkuarjen e këtyre të rinjve në Siri. Të rinjtë që shkuan në luftërat e Sirisë dhe Irakut, nuk janë pjesë e xhematit të xhamive tona”, është shprehur hoxha Ekrem Avdiu, përcjell Telegrafi.

Imami nga Mitrovica thotë se ka marrë edhe kërcënime të ndryshme në Facebook, për shkak se nuk ka ligjëruar për “xhihadin”.

“Kemi marrë kërcënime për mesazhin tonë kundër shkuarjes në Siri, por kjo nuk më ka bë as mu ndie i kërcënuar as i rrezikuar”, tha ai.

Hoxha, i cili ishte edhe pjesëtar i UÇK-së, ka folur për kombin dhe fenë, dhe ndërlidhjen mes tyre.

“Në Mitrovicë flitet shqip dhe jetohet shqip, ndoshta dikujt nuk i ka pëlqyer mos shërbesa e alkoolit, por kjo nuk është diçka negative për shoqërinë”, është shprehur hoxha, duke hedhur poshtë zërat që thonë se Mitrovica po arabizohet.

“E ndiej veten shumë komod dhe shumë mirë që jam shqiptar”, ka shtuar imami Ekrem Avdiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori