Në një ceremoni varrimi e cila ka ndodhur në fshatin Fshaj në Komunën e Gjakovës, kanë marr pjesë kleri mysliman dhe ai katolik.

Në varrimin e kunatës së deputetit të LDK-së, Anton Quni, shihet se ceremoninë e kanë kryer një hoxhë e një prift, duke treguar edhe një herë harmoninë e lartë fetare në Kosovë, transmeton magazina.al.

Fotografitë janë publikuara në rrjetet sociale dhe kanë marrë mijëra komente.