LAJMI I FUNDIT:

Hoxha dhe Muiznieks bisedojnë për të drejtat e njeriut

Hoxha dhe Muiznieks bisedojnë për të drejtat e njeriut

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, priti në takim komisionerin e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Nils Muižnieksme të cilin diskutuan lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, progresin institucional në kontekst të hetimeve të krimeve të urrejtjes, hetimin e rasteve ku gazetarët mund të jenë të kanosur, funksionimin e mekanizmave brenda policisë në çështjen e dëshmitarëve dhe lirinë e mediave.

Zëvendësministri Hoxha njoftoi Muižnieks lidhur me kornizën ligjore në dobi të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke i marrë për  bazë aktet themelore të të drejtave të njeriut, siç janë Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, aktet tjera të bazuar në këtë deklaratën dhe Konventën e Këshillit të Evropës për Qasje në Dokumente Zyrtare e vitit 2009 etj.

Po ashtu zëvendësministri Hoxha e prezantoi progresin e arritur, aktivitetet në vazhdim si dhe objektivat e planifikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë në kuadër të saj, lidhur me temat e diskutuara në takim, duke konstatuar një progres domethënës por edhe duke u zotuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut do të jetë bazamenti i funksionimit të institucioneve tona.

Ndërsa, Muižnieks, e falënderoi zëvendësministrin Hoxha për pritjen dhe theksoi se do të jetë objektiv në hartimin e raportit të të arriturave nga fusha e të drejtave të njeriut.

Në këtë takim gjithashtu morën pjesë zv.drejtori i Zyrës së Komisionierit për të Drejtat e Njeriut, Nikolaos  Sitaropoulos, si dhe dy këshilltarët e tij Erliha Bičakčić dhe Christian Mommers. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori