LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Austria, partner i fuqishëm i Kosovës 

Hoxha: Austria, partner i fuqishëm i Kosovës 

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, në takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovës, Gernot Pfandler, ka theksuar se Austria ka qenë dhe mbetet partner i fuqishëm i shtetësisë dhe shtetndërtimit, integrimit në institucionet ndërkombëtare si dhe promovuese e vlerave tona.

Në takim, ministrja Hoxha ka theksuar se procesi integrues nuk ka alternativë, por, procesi nëpër të cilin po kalon Kosova aktualisht, do edhe mbështetjen e fuqishme të partnerëve ndërkombëtar, të shtetit dhe shtetësisë së Kosovës, duke qenë të përkushtuar për zbatimin e MSA-së, Agjendën e Reformave Evropiane si dhe detyrimet e ndërkombëtare të Kosovës.


“Edhe pse Strategjia për integrimin e Ballkanit perëndimor, nuk jep afate për procesin e integrimit, është e qartë se Kosova trajtohet njësoj brenda detyrave dhe obligimeve për 6 shtetet sovrane. Kjo nuk na zmbrapsë të kryejmë detyrat tona sa më shpejtë, duke mos harruar luftimin e krimit të organizuar, fuqizimin e sundimit të ligjit, fqinjësinë e mirë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë”, theksoi Hoxha.

Ndërkaq, ambasadori Pfandler tha se e mbështesin fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës.

“Ne mbështesim fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës dhe procesin integrues, jemi këtu të ofrojmë përkrahje të mëtejme, por, Kosova duhet sa më shpejt, me hapa konkretë të dëshmojë vendosmërinë e saj për këtë proces jetik për qytetarët e Kosovës”, tha ambasadori Pfandler, duke shtuar se Austria do të jetë e përkushtuar që Kosova ta ketë vendin e vet meritor sikur vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Pfandler theksoi rëndësinë e zbatimit të MSA-së dhe Agjendën Evropiane të Reformave, duke ofruar mbështetje të plotë për proceset integruese të Kosovës.

Agjenda integruese është lajm i mirë për Kosovën, theksoi ai, sepse saktësohet subjektiviteti shtetëror, i pranueshëm nga hartuesit e saj, përkundër mos njohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori