LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme, temat nacionale nuk mund të adresohen nga ky koalicion  

Hoti: Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme, temat nacionale nuk mund të adresohen nga ky koalicion  

Shefi i Grupit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti pas tryezës së partive politike ka bërë një deklaratë për media, ku theksoi se vendi është në krizë institucionale, prandaj duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Hoti theksoi se tryeza e partive politike është iniciuar nga LDK-ja me një temë të vetme se si të dilet nga kjo krizë institucionale dhe sipas tij, në një situatë të tillë nuk mund të bisedojnë për tema të tjera.


Sipas tij, temat e rëndësisë nacionale nuk mund të adresohen nga një koalicion i pakicës.

Lexoni të plotë deklaratën e LDK-së pas përfundimit të tryezës së partive politike të ftuar nga PSD:

“Humbja e shumicës nga koalicionit qeverisës që ndodhi para tre muajsh e ka futur vendin në krizë. Ky vlerësim i para tre muajve është edhe më aktual tani, pasi kriza është thelluar.

Qeveria nuk mund të adresojë asnjë çështje madhore, përveç vendimeve rutinore të cilat mund t’i marr edhe një qeveri teknike në detyrë. Kuvendi është jo funksional.

Tryeza e partive politike është iniciuar nga LDK-ja me një temë të vetme që është si të dilet nga kjo krizë institucionale. Në një situatë të tillë ne nuk mund të bisedojmë për tema të tjera. Temat e rëndësisë nacionale nuk mund të adresohen nga një koalicion i pakicës.

Prandaj, për të dalë nga kjo situatë, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.

Është në interesin e qytetarëve që partitë politike të arrijnë konsensus lidhur me:

(i) Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave të rëndësisë nacionale, pavarësisht kush qeveris sot e kush nesër, si dhe

(ii) Caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme dhe përgatitjet e nevojshme për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice.

Në frymën e kësaj, LDK-ja është e gatshme të bisedojë dhe të arrijë konsensus. Ndryshe këto tryeza nuk kanë kuptim. Ne do të përdorim rrugët kushtetuese për të mos lejuar dëmtimin e vendin nga ky koalicion qeverisës i pakicës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori