Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka njoftuar se çmimet e inputeve bujqësore, ku hyjnë farërat, plehrat, pesticidet, ushqimi i kafshëve dhe të ngjashme, në tremujorin e fundit të vitit 2021 janë rritur me 25.3 për qind krahasuar me një vit më parë. Për plehrat dhe ushqimin e kafshëve në veçanti, rritja e çmimeve ka qenë shumë më e lartë.
Për ish-kryeministrin Avdullah Hoti kjo rritje e çmimit të inputeve bujqësore, bujqit do ta kenë të vështirë të mbajnë nivelin e prodhimit si në vitin paraprak, shkruan Telegrafi.
“Kjo do të ndikojë në rënien e të ardhurave të mijëra familjeve që aktivitet kryesor e kanë bujqësinë. Efekti negativ do të jetë zinxhiror, pasi do të rritet importi i produkteve bujqësore dhe do të përkeqësohet aftësia konkurruese e prodhuesve kosovarë në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Qeveria urgjentisht duhet të rrisë subvencionet për bujqësi së paku për 25 për qind për të ruajtur nivelin ekzistues të aktivitetit bujqësor në vend. Po aq e rëndësishme për bujqit është që subvencionet të paguhen në kohën kur bujqit duhet të blejnë inputet bujqësore”, ka theksuar Hoti.
Ai ka shtuar se nëse subvencionet nuk rriten, atëherë sivjet mund të shohim më shumë tokë djerrë dhe ferma të kafshëve që mbyllen.
“Në kontekst të rritjes së pasigurisë në tregjet botërore, është e rëndësisë strategjike sigurimi i një niveli minimal të prodhimit bujqësorë, krahas qëndrueshmërisë së furnizimit me energji që duhet të sigurojë Kosova në afat të gjatë. Këto të dhëna të Agjencisë së Statistikave janë mbledhur sipas metodologjisë së Eurostatit, ku janë përfshirë 77 inpute bujqësore, duke evidentuar çmimet në barnatore bujqësore, farmaci veterinare, biznese dhe tregje të ndryshme ku tregtohen inputet bujqësore”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë