LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Veseli është i nominuari i PDK-së për kryetar të Kuvendit

Hoti: Veseli është i nominuari i PDK-së për kryetar të Kuvendit

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur sot paradite në një takim që ata e kanë quajtur të rregullt.

Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura dhe që zgjati për shumë orë, u tha se u fol për zgjedhjet lokale të cilat do mbahen në tetor


Rexhep Hoti, nënkryetar i kësaj partie, ka thënë për RTK-në se në takim janë marrë dy vendime. Njëri prej tyre ka të bëjë me nominimin e Veselit për kryetar të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Kurse, tjetri ka të bëjë me dhënien e kompetencave për kryetarin e PDK-së që t’i propozojë emrat për ministra të rinj në Qeveri dhe emrat e kandidatëve për kryetarë komunash.