LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Thaçi si ministër i jashtëm ishte transit për pozicione tjera

Hoti: Thaçi si ministër i jashtëm ishte transit për pozicione tjera

Roli i Hashim Thaçit si ministër i Punëve të Jashtme, nga profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, shihet si fazë kalimtare për të arritur në pozita tjera.

Pozita, sipas Hotit, është kjo që ka marrë tash, atë të presidentit, transmeton Koha.net.

“Kam pritur më shumë, përfundimi i misionit të Thaçit të jetë më i mirë duke u mbështetur që më herët ka qenë kryeministër. Por, ne kemi parë këtë te ai si fazë kalimtare për të arritur në pozita tjera, si kjo tash. Politika e jashtme ka mbetur në hije”, ka thënë Hoti në “Interaktiv” të KTV-së.


Hoti ka thënë se përpos UNESCO-s, ka edhe organizata dhe agjenci tjera të specializuara, që i ka renditur nëntë sosh, për të cilat është dashur të angazhoheshin qeveritarët. Kjo, sipas Hotit, nuk do të thotë se UNESCO është e dobët, por që është dashur të lëvizet përpara.

Ndërsa në rrafshin e njohjeve ai ka thënë se është dashur të përdoren disa elemente, sikur është vendimi i Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shtetësinë e Kosovës.

Hoti ka pasur kritika edhe për zyrtarët kosovarë në ambasada të Kosovës nëpër botë, për të cilët ka thënë se ata mund të kryejnë të gjitha punët tjera, por jo përfaqësuesin e shtetit në botë.