LAJMI I FUNDIT:

Hoti tha se nuk ishte në dijeni për emërimin e Flakron Shalës konsull në Çeki, megjithatë dekreti kishte shkuar në zyrën e tij

Hoti tha se nuk ishte në dijeni për emërimin e Flakron Shalës konsull në Çeki, megjithatë dekreti kishte shkuar në zyrën e tij

Emërimi i djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shala në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë, nxiti reagime të shumta tek publiku, partitë politike dhe shoqëria civile për mënyrën se si ishte bërë emërimi

Madje për këtë gjë reagoi edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se për këtë emërim është njoftuar nga mediat dhe se i njëjti nuk është kryer në koordinim me të.

“Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua. Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike”, shkruajti Hoti në një postim në Facebook.


Hoti për emërimin e Konsullit në Çeki: Nuk kam qenë në dijeni, emërimi nuk u bë në koordinim me mua
Lexo po ashtu Hoti për emërimin e Konsullit në Çeki: Nuk kam qenë në dijeni, emërimi nuk u bë në koordinim me mua

Por në dekretin e ish Presidentit Hashim Thaci për emërimin e Flakron Shalës si Konsull i Përgjithshëm në Çeki, që mbanë datën 20 tetor 2020 shihet se dekreti i është dërguar kryeministrit Hoti dhe kabinetit të tij.

Telegrafi ka kontaktuar me zyrën për media të Kryeministrit, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë çfarë të shtojnë më shumë se atë që ka deklaruar vetë kryeministri Hoti në postim në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori