LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Të hyrat e shtetit u rritën për 18%

Hoti: Të hyrat e shtetit u rritën për 18%

Të hyrat e përgjithshme të shtetit janë rritur për 18 për qind ndërsa Dogana ka shënuar rritje për 27 për qind derisa Administrata Tatimore e Kosovës për 3 për qind.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave Avdullah Hoti në një konferencë ku ka shpalosur raportin dy mujor duke treguar se janë mbledhur 30 milionë euro më shumë se vitin e kaluar, gjithsej 191 milion euro.


Hoti ka bërë të ditur se është rritur tatimi në korporata ndërsa ka ngecje në të hyrat e komunave por sipas tij ato do të rikuperohen derisa të hyra në nivel qendror janë rritur për 28 për qind, njofton Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se bilanci bankar i Qeverisë është i kënaqshëm ku ka thënë se në banka janë 340 milionë.

Borxhi publik është vetëm 12 për qind ndërsa cilësohet si borxhi më i vogël në rajon /Telegrafi/