LAJMI I FUNDIT:

Hoti takoi shefin e BE-së në Prishtinë, i kërkon heqjen e vizave për kosovarët

Hoti takoi shefin e BE-së në Prishtinë, i kërkon heqjen e vizave për kosovarët

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takimin e parë njoftues Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së ndërsa kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e kabinetit qeveritar që ky bashkëpunim të thellohet dhe të zhvillohet në frymën e respekti dhe komunikimit të drejtpërdrejtë për të gjitha çështjet.

“Integrimi në Bashkimin Evropian është synim yni strategjik. Andaj, do të jemi të hapur dhe bashkëpunues në vazhdimësi për ta implementuar agjendën tonë të integrimit”, theksoi Hoti, i cili, edhe në këtë takim, shtroi çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit tonë, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës i kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja për këtë çështje.

“Ne vërtet jemi të interesuar që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejt dhe jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me të gjitha vendet e BE-së, sidomos me ato që kanë hezitime, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm si të gjithë qytetarët e tjerë të Evropës”, tha Hoti.

Në këtë takim, është diskutuar edhe për vazhdimin e punës së përbashkët në të gjitha fushat e bashkëpunimit që janë identifikuar deri tash, si dhe u konfirmua gatishmëria e të dyja palëve për t’i çuar përpara proceset e bashkëpunimit.

Ndërsa, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog, ka pohuar angazhimin e tij për t’i vazhduar marrëdhëniet e mira dhe funksionale me institucionet e Republikës së Kosovës.

“Bashkimi Evropian është i përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në proceset e zhvillimit të përgjithshëm si dhe bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian”, theksoi Tomas Szunyog. Në veçanti, vijoi ai, BE-ja do të vazhdojë angazhimin për mbështetjen e agjendës evropiane të Kosovës dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Po ashtu, Tomas Szunyog foli edhe për planin e investimeve të Bashkimit Evropian për ta ndihmuar rajonin për rimëkëmbjen ekonomike, me qëllim të tejkalimit të pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Lajme
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Lajme
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Lajme
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Lajme
Kalo në kategori