Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se s’ka asnjë hapësirë bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai thekson se LDK po punon për t’i fituar zgjedhjet dhe të qeverisë me vendin, mirëpo në të kundërtën deklaron se do të qëndrojnë në opozitë.
Hoti në një intervistë për Kosovapress ka folure për raportet e tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, programin qeverisës së LDK-së dhe qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
“Unë besoj se s’ka asnjë hapësirë të bashkëpunimit ndërmjet LDK-së dhe partinë që tash është në pushtet. Ne jemi duke organizuar për t’i fituar këto zgjedhje. Nëse ne marrim besimin nga qytetarët ne udhëheqim institucionet dhe formojmë qeverinë e ardhshme, nëse nuk fitojmë zgjedhjet ne qëndrojmë në opozitë”, thekson Hoti.
Ai deklaron se në LDK nuk është për shkak të kryetarit Lumir Abdixhiku, por për shkak të vlerave të partisë.
Hoti bën të ditur se do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së.
“Unë do të jem në listë të kandidatëve për të kërkuar besimin nga qytetarët. Kryetari Abdixhiku e ka përgjegjësinë e tij për të organizuar komplet LDK-në, përgatit për fushatën e ardhshme zgjedhore dhe do të kryejë punën time në kapacitetin ku jam… Unë jam aty, e kryejë detyrën dhe ia kushtoj kohën dhe bindjen time LDK-së. Nuk jam aty për zotëri Abdixhiku dhe për askënd tjetër, por jam aty për shkak të bindjeve që unë kam që ky subjekt politik i ka vlerat e veta si parti e qendrës së djathtë”, shton Hoti.
Në anën tjerët, ish kryeministri adreson një mori kritikash ndaj qeverisë Kurti.
Sipas tij, e njëjta ka dështuar, pasi s’ka realizuar asnjë projekt madhor në katër vite në pushtet.
“Numri i të punësuarve në Kosovë e ndjek trendin e dhjetë viteve të fundit. AKP-ja nuk është mbyllur vazhdon me privatizime valë pas vale. Fondi sovran nuk është askund, banka zhvillimore nuk është askund, pra për çfarë zhvillimi po flasim. S’ka asnjë projekt madhor që mund të krenohet kjo qeveri, as të nisur lere më të përfunduar. Rrugën kryesore në vend, autostrada për Gjilan, rruga për Podujevë, rruga për Mitrovicë, për Pejë dhe plotë rrugë asnjëra nuk është përfunduar. Krejt kanë qenë të filluara dhe buxhetuara në qeveritë paraprake. S’ka asnjë investim madhor që ka ndodhur në Kosovë”, deklaroi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë