LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Shqetësuese fushata agresive e Thaçit për kufijtë

Hoti: Shqetësuese fushata agresive e Thaçit për kufijtë

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Samiti i Berlinit ka shërbyer t’ju tregojë bartësve të institucioneve të vendit, që ideja e korrigjimit të kufijve është kundërshtuar nga dy vendet kyçe të BE-së.

“Unë besoj që Samiti i Berlinit ka shërbyer, së paku për një gjë. Për të treguar para bartësve të institucioneve në Kosovë, në veçanti për presidentin e vendit që ideja e korrigjimit të kufijve nuk përkrahet nga dy vende kyçe të Bashkimit Evropian, në veçanti nga Gjermania”, tha ai në emisionin “Click” të RTV21.

Ndërsa ai tha që nuk beson që nga tavolina e dialogut është hequr çështja e kufijve.


“A është hequr prej tavolinës kjo çështje? Nuk besoj. Nuk është që kam informata, por nuk besoj sepse fushata agresive e presidentit edhe brenda, edhe në Shqipëri, edhe jashtë për këtë ide është vërtetë shqetësuese. Duhet të jetë shqetësueses për qytetarët dhe duhet të jetë shqetësuese në veçanti për përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend, edhe për institucionet tjera të vendit”, tha Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori