LAJMI I FUNDIT:

Hoti rikthen sekretarët e ministrive të shkarkuar nga Kurti

Hoti rikthen sekretarët e ministrive të shkarkuar nga Kurti

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës sot është marrë vendim për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj pandemisë COVID-19.

Kryeministri Avdullah Hoti theksoi se ky komision është themeluar me qëllim që të informojë kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë për aktivitetet e luftimit të pandemisë. Hoti ka paraqitur edhe përbërjen e këtij Komisioni, me profesionistë shëndetësorë.


Në këtë mbledhje është bërë edhe themelimi i Komiteti për Partneritet Publiko-Privat.

Po ashtu në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim për ricaktimin Burim Rrecit si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Vendim është marrë edhe për Izedin Bytyqi për ricaktim si sekretar të përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës.

Qeveria e Kosovës emëron Bujar Ejupin drejtor të ri të Aviacionit Civil
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës emëron Bujar Ejupin drejtor të ri të Aviacionit Civil

Pas propozimit të ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi, qeveria mori vendim për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Bujar Ejupi.

Me propozim të ministrit të MPB-së Agim Veliu, qeveria në mbledhjen e saj mori vendim që Lulëzim Ejupi të ricaktohet sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërsa, me propozim të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, qeveria mori vendim që Ekrem Kastrati të emërohet Kryeinspektor i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori