LAJMI I FUNDIT:

Hoti reagon pas sulmit që iu bë me vezë: Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar

Hoti reagon pas sulmit që iu bë me vezë: Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit që i është bërë sot me vezë para objektit të Qeverisë. 

Hoti ka thënë se porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar, duke shtuar se Kosova më nuk është e izoluar dhe se të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.


“Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në. Sinjalet qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar”, ka shkruar Hoti në Facebook, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se nuk do të lejojnë që raportet me miqtë të nëpërkëmbën për interesa elektorale.

“Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, vijon shkrimi i tij.

Sulmohet me vezë Avdullah Hoti, shkaku i paralajmërimit për heqjen e taksës
Lexo po ashtu Sulmohet me vezë Avdullah Hoti, shkaku i paralajmërimit për heqjen e taksës

Sulmin ndaj Hotit e kanë dënuar edhe Lidhja Demorkatike e Kosovës, të cilët kanë thënë se sulmi i sotëm është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori