LAJMI I FUNDIT:

Hoti priti në takim ambasadorin Heldt, diskutuan për prioritetet e Qeverisë

Hoti priti në takim ambasadorin Heldt, diskutuan për prioritetet e Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin diskutoi zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin midis Kosovës dhe Gjermanisë.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit, thuhet se Hoti informoi Ambasadorin Heldt për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe angazhimin e saj për rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik, si rezultat i pandemisë COVID-19, agjendën e reformave evropiane, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, transmeton Telegrafi.


Kryeministri Hoti falënderoi Ambasadorin Heldt për mbështetjen e gjithanshme që Gjermania i dha dhe vazhdon t’i japë Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin e mëtutjeshëm midis dy vendeve.

“Qeveria dhe populli i Kosovës janë gjithmonë mirënjohës ndaj shtetit dhe popullit gjerman për mbështetjen ndaj Kosovës në shtetndërtim, zhvillim ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për avancimin e demokracisë në vend”, tha kryeministri Hoti, duke vlerësuar projektet dhe investimet konkrete të Gjermanisë, të cilat forcojnë ekonominë e Kosovës dhe subjektivitetin ndërkombëtar të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori