LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Telekomi të vazhdojë t’u ofrojë shërbimet e veta qytetarëve

Hoti: Telekomi të vazhdojë t’u ofrojë shërbimet e veta qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti priti sot drejtuesit e Sindikatës së Telekomit.

Ai ka siguruar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të gjetur në një afat optimal një zgjidhje të favorshme për këtë kompani me interes strategjik për ekonominë e vendit.


Hoti kërkoi që Telekomi të vazhdojë t’u ofrojë shërbimet e veta qytetarëve, ndërkohë që Qeveria do ta ketë prioritet stabilizimin dhe rivitalizimin e Telekomit.

Po ashtu, dhjetëra punëtorë të kompanisë publike Telekom, kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës, ku njëzëri kanë kërkuar nga partitë parlamentare të jenë unik për zgjidhjen e bllokadës në ndërmarrje.

Për të dalë nga gjendja e rëndë financiare, Qeveria e Kosovës, në janar të vitit 2019, pati marrë vendim që të privatizohet kjo kompani.

Protestojnë punëtorët e Telekomit, kërkojnë zgjidhje për gjendjen e krijuar
Lexo po ashtu Protestojnë punëtorët e Telekomit, kërkojnë zgjidhje për gjendjen e krijuar

Sipas projeksioneve të Qeverisë, privatizimi përfshinë pjesën vendimmarrëse të Telekomit, me rreth 51 për qind, duke qëndruar aksionarë për pjesën tjetër.

Në Telekomin e Kosovës janë të punësuar mbi 2,600 punëtorë. /Telegrafi/