LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Presidenti dhe mospajtimet për taksën, kanë thelluar krizën institucionale

Hoti: Presidenti dhe mospajtimet për taksën, kanë thelluar krizën institucionale

Kriza institucionale në Kosovë është thelluar. Kështu po pretendon shefi i Gupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i qëndrimeve të presidentit për korrigjimin e kufijve, si dhe mospajtimeve për taksën dhe dialogun me Serbinë.

“Angazhimi kundërkushtetues i Presidentit për ta shtyrë përpara ‘korrigjimin e kufijve’, si dhe mospajtimet brenda ‘koalicionit të punëve të mëdha’ PAN rreth taksës dhe dialogut me Serbinë, kanë bërë që të thellohet kriza institucionale”, ka shkruar Hoti, transmeton Telegrafi.


Shefi i deputetëve të LDK-së ka përmendur edhe raportet e Kosovës me partnerët, njohjet e reja, si dhe gjendjen në veri.

Hoti ka thënë se përgjegjësinë për këtë situatë, duhet ta marrë koalicioni PAN.

“Si rezultat, raportet e Kosovës me partnerët janë në pikën më të ultë historikisht. Zbatimi i MSA-së ka ngecur. Njohje të reja nuk ka, ndërkaq po rrezikohen njohjet ekzistuese. Në veri të vendit nuk ka pushtet lokal që është ligjor dhe efektiv.  Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë më tutje. Përgjegjësinë për këtë degradim duhet ta marrë ai që po e quan veten shef të PAN-it”, ka shkruar Avdullah Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori