LAJMI I FUNDIT:

Hoti në Reçak: Drejtësia nganjëherë vonon, por do të vendoset 

Hoti në Reçak: Drejtësia nganjëherë vonon, por do të vendoset 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në 22 vjetorin e masakrës në Reçak nga forcat serbe tha se asnjëherë nuk do të prehen në paqe viktimat derisa ata që i kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar.

Hoti gjatë homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak tha se drejtësia ndonjëherë vonon, por u shpreh i bindur se do të vendoset.


“Sot në këtë ditë bëmë nderimet në këtë vend të veçantë, ku ka ndodhur ngjarje e tmerrshme. Në Kosovë kanë ndodhur plotë maskara dhe fillimi i vitit është gjithmonë i dhimbshëm për plotë familje.  Ky vend është më i veçantë. Ngjarja që ka ndodhur këtu e ka sensibilizuar botën mbarë për gjendjen, terrorin që ndodhte në Kosovë, me vite të tëra por që ka kulmuar në këtë ditë”, tha Hoti, raporton Telegrafi.

“Asnjëherë nuk do të prehen të qetë këta trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra të marrin dënimin e merituar. Drejtësia nganjëherë vonon por jam i bindur se do të vendoset njëherë e përgjithmonë”, u shpreh më tej kryeministri në detyrë.

Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Siguri
“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

Siguri
Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Drejtësi
Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Lajme
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Politikë
Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori