LAJMI I FUNDIT:

Hoti në Rahovec: Të krijojmë hapësirë dhe mundësi për të gjithë nxënësit e Republikës

Hoti në Rahovec: Të krijojmë hapësirë dhe mundësi për të gjithë nxënësit e Republikës

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, mbajti sot takim me udhëheqësit e Institucioneve Edukativo-Arsimore të Komunës së Rahovecit para të cilëve shpalosi Programin Nacional për Rininë dhe njoftoi se gara do të nis javën e ardhshme.

“Me Programin Nacional për Rininë synojmë t’i themi ndal jocilësisë në arsim si dhe ta bëjmë mësimin më atraktiv e shkollën vend më të dashur për nxënësit. I gjithë programi është i mbështetur në kurrikulën e e Republikës së Kosovës andaj kjo do t’i ndihmojë edhe nxënësit, edhe mësimdhënësit që përmes garës t’i plotësojnë hapësirat e munguara të aktiviteteve jashtëkurrikulare”, tha Hoti.


Ai theksoi se në garë do të përfshihen rreth 340 mijë nxënës të nivelit parauniversitar dhe rreth 110 mijë studentë, në fushën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik, diturisë dhe sportit, duke treguar se do të ndahen mbi 30 mijë shpërblime për nxënësit fitues të vendeve të para. Po ashtu, Hoti tha se shpërblime do të ketë për mësimdhënësit më të mirë dhe për shkollën më të mirë. Çmimi për shkollën më të mirë do të jetë 10 mijë euro.

Ndërsa, drejtorët e shkollave shprehën interesim për programin dhe zhvillimin e garave. Ata thanë se çmimet do t’i stimulojnë nxënësit që t’i përkushtohen garës dhe të dalin më të mirët.

Gara në fushën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik do të fillojë nga 19 shkurti 2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori