LAJMI I FUNDIT:

Hoti në Berlin, takime me zyrtarë të lartë gjermanë

Hoti në Berlin, takime me zyrtarë të lartë gjermanë

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe deputetja Hykmete Bajrami, morën pjesë në takimet e nivelit të lartë në Berlin mbi konkurrencën gjeo-ekonomike dhe Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Konrad Adenaur Stiftung dhe Këshilli Ekonomik i CDU-së.

Në ditën e partë të vizitës, bashkë me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Hoti dhe Bajrami u takuan me zyrtarë të lartë, si Gunther Oettinger, Komisionier për Buxhet në Komisionin Evropian, me të cilin shtruan nevojën që mbështetja buxhetore e BE-së për Kosovën të jetë e orientuar në projekte të mëdha dhe visibile, që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Në takimin me Dr Joachim Bertele, i ngarkuar për çështje të sigurisë në kabinetin e Kancelares, Hoti dhe Bajrami diskutuan për liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi ku theksuan qëndrimin e LDK-së se tema e këmbimit të territoreve nuk duhet të hapet, duke përshëndetur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me këtë.


Në takime të tjera, si me Sekretarin parlamentar të Ministrisë Federale për Çështje Ekonomike dhe Energjetike, Presidentin e nderit të Këshillit Ekonomik të CDU-së, Kur t Lauk, deputetët e Bundestagut Patrick Sensburg dhe Marian Wendt, Frenk Priess nga KAS-i, Martin Henze dhe të tjerë, u diskutua gjerësisht roli që duhet të ketë BE-ja në Ballkan karshi insistimit të madh të Kinës për të qenë prezentë në rajon.

Në ditën e dytë të qëndrimit, Hoti dhe Bajrami morën pjesë në konferencën e Këshillit Ekonomik të CDU-së, ku të pranishmëve iu drejtuan kryetarja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, kryetari i Bundestagut Gjerman, Wolfgang Schauble, kryetarin e Grupit Parlamentar të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, ministri Federal i Shëndetësisë, Jens Spahn, kryetarin e FDP-së, Christian Lindner, dhe personalitete të tjera.

“Kosova është e bekuar që ka miq si Gjermania, e udhëhequr nga CDU-ja, parti simotër e LDK-së në kuadër të familjes më të madhe politike në Bashkimin Evropian, EPP”, përfundon deklarata e LDK-së. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori