LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Mosrishikimi i buxhetit do të ndikojë negativisht në investimet kapitale dhe punësim

Hoti: Mosrishikimi i buxhetit do të ndikojë negativisht në investimet kapitale dhe punësim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti me anë të një reagimi ka thënë se mungesa e rishikim të buxhetit do të ndikojë negativisht në shpenzimet kapitale.

Sipas Hotit, kjo rrjedhimisht do të ketë efekt në punësim e të ardhura.

“Mungesa e rishikim të buxhetit do të ndikojë negativisht në shpenzimet kapitale dhe rrjedhimisht në ekonomi, punësim e të ardhura. Mazhoranca qeverisëse e prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. Por nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria”, shkruan Hoti, përcjell Telegrafi.

​Komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet, AKK kërkon veprim urgjent të ministrit Murati
Lexo po ashtu ​Komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet, AKK kërkon veprim urgjent të ministrit Murati

Ish-kryeministri i Kosovës thekson se shpenzimet kapitale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik.

“Shpenzimet kapitale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11 për qind realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen. Me këtë dinamikë shumë të ulët të realizimit të buxhetit në gjashtë muajt e parë, dhe në mungesë të rishikimit të buxhetit, është e sigurt se zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët. Kjo do të nënkuptojë qindra miliona mungesë në qarkullimin ekonomik në vend, që do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, punësimin dhe të ardhurat e përgjithshme”, thekson ai. /Telegrafi/