Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti deklaroi se as nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell e as nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak nuk kanë pranuar informacione se pse nuk po zbatohet deklarata e 2 majit për personat e zhdukur.
Ai theksoi se Ligji për Personat e Zhdukur së shpejti do të kalojë në konsultime publike.
Ai para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut theksoi se gjatë vitit 2023 kanë gërmuar në 15 lokacione në territorin e Kosovës.
“Janë dorëzuar nëntë mbetje mortore tek familjarët gjatë vitit 2023. Fatkeqësisht gjatë vitit 2023 janë bërë gërmime vetëm në një lokacion ne Serbi, në Shtavall. Shumica prej informacioneve që kemi nuk janë vetëm brenda territorit të Kosovës por edhe të dëshmitarëve atje ne Shtavall. Në maj të vitit 2023, ne kemi arritur të miratojmë një deklaratë në Bruksel, më 1 qershor në zbatim të kësaj deklarate, komisioni i ka dërguar letër Vuçiqit për të hapur arkivat të ushtrisë te brigadës 37 që ka operuar në Drenicë”, u shpreh ai.
Tutje, Hoti theksoi se janë duke punuar në katër lokacione brenda territorit të Kosovës. Ai foli edhe për Ligjin për Personat e Pagjetur, për çka tha se shpejti do të jetë në konsultime publike.
“Ligji për Personat e zhdukur ende nuk është përfunduar. Ka përfunduar nga ana jonë, shumë shpejt do të jetë në konsultime publike”, theksoi ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City