Koalicioni qeveritar që ende është në detyrë ka ngecur me vendimmarrje. Kështu ka thënë anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rexhep Hoti përballë Bajram Gecajt, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në emisionin “n’Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës.
Hoti ka thënë se skena politike duhet të komunikojë ndërmjet veti me standarde të pranueshme të një kulture politike të pranueshme për të gjithë. Hoti ka vlerësuar se çdo gjë është prioritare në Kosovë. Ai ka thënë se Kosova është shtet i ri dhe duhet punuar që të kemi zhvillimi. Sipas tij për Kosovën, PDK-ja ka mandatuar edhe Haradinajt për kryeministër. “Kjo dëshmon se PDK është parti që është vënë në funksion të qytetarit, të Republikës, është parti institucionaliste dhe si partia më e madhe në Kosovë ia ka hap perspektivën Republikës në zhvillim, në infrastrukturë, arsim, në ngritjen e pagave e gjetiu”, ka thënë ai.
Hoti ka thënë se PDK-ja i ka dhënë shumë pushtet LDK-së. “80 për qind qeverinë e ka pasur LDK-ja, në kuptimin buxhetor. E ka kryeministrin. PDK-ja e ka avancuar më tutje projektin që dikur ka bërë Ibrahim Rugova, duke e ndarë pushtetin dhe përgjegjësinë njëkohësisht me të tjerët. PDK-ja është duke ofruar një shembull”, ka thënë ai. Ai tha se pa vendime të mëdha e ndonjëherë edhe të vështira nuk ka as qeveri të suksesshme.
“Ju e dini se krejt establishment politik i SHBA-s pothuaj nga ardhur në Kosovë dhe ka kërkuar prej nesh që t’i kryejmë detyrat e shtëpisë. Dhe prapë nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë ai, duke bërë me dije se nuk ka qenë e mundur të vazhdohet më me këtë koalicion, pasi ka munguar vendimmarrja.
Bajram Gecaj, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit, ka deklaruar se Kosova duhet të mësohet që zgjedhjet të mbahen në katër vjet dhe zgjedhjet parakohshme do të duheshin të mbaheshin në raste të jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë bërë vetëm për interesa të PDK-së, pasi që sipas tij disa sondazhe e kanë nxjerrë PDK-në, në një pozitë jo të mirë.
“Ka pasur bashkëpunim të mirë dhe ka pasur qeverisje të mirë. Vetëm një vendim nuk është marrë, ajo që ka të bëjë me demarkacionin. Tjera vendime janë marrë të gjitha”, ka thënë ai. Gecaj tha se vendimi për zgjedhjet është marrë nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Ai për demarkacionin ka thënë se ka qenë problem i përbashkët. Sipas tij nuk ka qenë vetëm deputetët e LDK-së që kanë kundërshtuar, por ka edhe nga PDK-ja që kanë pasur hezitime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QMK: Zjarrfikësit e Shkupit dhe Tetovës shuan tre zjarre në hapësira të hapura
Superoperacioni i SPAK, Meta: Propagandë nën diktatin e Edi Ramës! Të bëhej para 14 majit
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare