LAJMI I FUNDIT:

Hoti sërish flet për rastin në Karaçevë: Kufijtë e Kosovës janë të sigurt, s’ka nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje

Hoti sërish flet për rastin në Karaçevë: Kufijtë e Kosovës janë të sigurt, s’ka nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka reaguar sot sërish lidhur pas rastit në Karaçevë të Kamenicës, duke thënë se ka biseduar me komandantin e KFOR-it, Michele Risi dhe se siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja.

Shqetësohen banorët e Karaçevës, xhandarmeria serbe filmohet nga kamerat e sigurisë duke kaluar në parkingun e një restoranti
Lexo po ashtu Shqetësohen banorët e Karaçevës, xhandarmeria serbe filmohet nga kamerat e sigurisë duke kaluar në parkingun e një restoranti
Pas hyrjes së xhandarmërisë serbe, Haradinaj shkon në Karaçevë: Nuk duhen lejuar provokime të tilla
Lexo po ashtu Pas hyrjes së xhandarmërisë serbe, Haradinaj shkon në Karaçevë: Nuk duhen lejuar provokime të tilla

Lexoni të plotë postimin e Hotit:


“Lidhur me ngjarjen e djeshme, sot Ministri i Punëve të Brendshme është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi, me të cilin kam komunikuar edhe vetë mbrëmë dhe sot. Në këtë takim është sqaruar se si ka ndodhur kjo ngjarje. Kam qenë në komunikim edhe me Kryetarin e Kamenicës, z.Qendron Kastrati, me të cilin së shpejti do të vizitojmë qytetarët tanë në ato fshatra.

Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja.

Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës.

Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in.

Dëshiroj të falënderoj Gjeneralin Risi për bashkëpunimin e ngushtë në vazhdimësi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori