LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Dialogu ka kuptim vetëm me njohje reciproke

Hoti: Dialogu ka kuptim vetëm me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse arrihet njohje reciproke.

Hoti tha se ky është qëndrimi i Kosovës që është prezantuar edhe në takimin virtual që zhvilluan gjatë ditës së djeshme.


“Dialogu ka kuptim vetëm nëse hyjmë në këtë proces për njohje reciproke normalizimi i marrëdhënieve në mes dy vendeve arrihet vetëm përmes njohjes reciproke, nuk ka më kuptim procesi i dialogut, kemi dialoguar për gati 10 vite për të normalizuar dhe është e qartë se këto marrëdhënie mund të normalizohen mund të arrihen vetëm kur të arrijmë njohje reciproke”, tha ai.

Në takimin e se enjtes në mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, Hoti tha se Kosova do përfaqësohet nga vetë ai, pasi këto kompetenca ia përcakton Kushtetuta e Kosovës.

“Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit në bazë të kompetencave kushtetuese…do kem ekipin shtetëror që më mbështesim mua në këtë proces. Unë i kam kompetencat e plota për të përfaqësuar Kosovën”, theksoi Hoti.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas vizitës që zhvilloi në kompaninë Sowi Kosova në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës.

Pas video-konferencës të zhvilluar dje në mes Kosovës dhe Serbisë e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, do të pasohet nga një takim në Bruksel Më datën 16 korrik. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori