LAJMI I FUNDIT:

Hoti: 2.5 miliardë euro kursime të Trustit në mëshirë të tregut

Hoti: 2.5 miliardë euro kursime të Trustit në mëshirë të tregut

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka dhënë kritika për zhvillimin ekonomik.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook thotë se askush nuk po merret me zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

“Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri. Si u katandisëm kështu?!”, shkruan Hoti.

Veç tjerash, ish-kryeministri i Kosovës listoi edhe disa probleme ekonomike me të cilat po përballët vendi.

“Në janar u rrit tatimi në pronë për 100 për qind. Nga prilli rritet energjia me 15 për qind. Çmimet e konsumit mbesin të larta. Investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vite. Rritja ekonomike ka rënë nga 10 për qind në 3 për qind që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin. Kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka Bord. Banka Qendrore nga java tjetër mbetet pa guvernator”, theksoi ai.

Sipas tij, investimet kapitale të shtetit janë të papërfillshme pasi asnjë ministri nuk po punon gjë. /Telegrafi/