LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Hotelierëve: Së shpejti pritet vendimi për lejimin e dasmave

Shoqata e Hotelierëve: Së shpejti pritet vendimi për lejimin e dasmave

Shoqata e Hotelierëve të Kosovës “ProIn” ka njoftuar se shumë shpejtë pritet të merret vendimi për lejimin e dasmave.

Kjo është bërë e ditur pas takimit me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi nga kjo shoqatë.

“Sot më datë 25.06.2020 mbajtëm takimin me ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi për të qartësuar një herë e mirë amullin dhe konfuzionin e krijuar në lidhje me lejimin e mbajtjes së dasmave. Takimi ishte shumë i frytshëm dhe ashtu si u propozua në mbledhjen e qeverisë të datës 23.06.2020 që dasmat të fillojnë të mbahen. Takimi ishte mjaft i qartë dhe shumë i frytshëm është çështje e orëve për urdhëresën nga MTI”, njofton shoqata, përcjell Telegrafi.

Ditë më parë ishte njoftuar se do të lejohej organizimi i dasmave, mirëpo kryeministri Avdullah Hoti kishte thënë se ende nuk ka vendim final për këtë.

“Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve. Më datën 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj #COVID19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla”, kishte shkruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori