Pandemia, si dhe masat e Qeverisë, kundër COVID-19 që kufizojnë orarin e punës, kanë ndikuar negativisht edhe në hotelieri dhe turizëm.
Përfaqësues të këtij sektori, thonë se kërkohet një shumë prej së paku 1 miliard euro si infuzion për të këndellur këtë sektor.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka thënë se sektori i hotelerisë dhe turizmit është njëri prej sektorëve më të atakuar në këtë kohë pandemie.
Sogojeva, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se nëse nuk ndermirën hapa që të ndihmohet ky sektor me shuma të mëdha, atëherë dëmet do të jenë edhe më të mëdha.
Ai ka thënë se duhet të bëhet çmos që veprimtaria e hotelerisë dhe turizmit të rimëkëmbet.
“Nëse nuk ndërmerret një hap i konsiderueshëm i mjeteve, nëse nuk shkohet me 1 miliard se paku, ky sektor do të pësojë dëme shumë të mëdha, prandaj kam apeluar dhe apeloj që të bëjnë çmos Qeveria, Kuvendi, të gjitha institucionet që këtë ta shpëtojnë”, u shpreh Sogojeva.
Ai ka thënë se shumë prej bizneseve janë gjunjëzuar ndërsa nuk janë të paktë ata që deklarojnë se është më mirë të mbyllet biznesi se sa të punohet në kushtet aktuale sicc i lejojnë masat që janë anti-COVID ë janë në fuqi.
“Kemi për shembull raste që shumica e bizneseve, disa prej tyre që janë prononcuar në këtë mënyrë që ‘më mirë është mos të punohet se sa të punohet në këtë kohë’, për shkak të shpenzimeve, për shkak të punëtorëve që duhet t’i mbajnë, prandaj kjo nuk guxon me na ndodhë, duhet me marrë masa që kjo të eliminohet sa ma shpejt, po edhe kemi raste edhe ata që nuk i kanë përkrahë masat janë ndëshkuar. Sidomos në rajonin e Prizrenit Gjakovës, etj.”, ka thënë ai.
Sogojeva ka thënë se kërkesat e kësaj ode është të ulet TVSH-ja, si dhe zgjatja e orarit të punës, për këtë sektor.
“Kërkesat janë, e para sipas informatave që kemi do të thotë diku në fund të qershorit, Qeveria i ka aprovuar kërkesat tona që TVSH-ja të ulet nga 18%, në 8%, prandaj i lus deputetet, apeloj tek deputetët që sa më parë këtë ta kalojnë, do të thotë që TVSH-ja të ulet në 8%, sepse gjithë rajoni e ka këtë. Ndërsa e dyta, ne tani në bazë të kësaj që po shihet që veç kemi një rënie të të infektuarve, është mirë që të zgjatet orari deri në ora 00:00, sepse bizneset hoteliere e kanë këtë veprimtari. Do të thotë të zgjatet orari, por, normal duke iu përmbajte masave”, deklaroi Sogojeva.
Sogujeva ka thënë se ata që nuk i përmbahen masave do të ndëshkohen, por mos të pësojnë ato që vërtete, diku 70-80 përqind të bizneseve hotelierë i përmbahen masave të cilat dalin nga autoritetet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia