LAJMI I FUNDIT:

Hotelierët e Maqedonisë: Subvencionet e papaguara dëmtojnë turizmin

Hotelierët e Maqedonisë: Subvencionet e papaguara dëmtojnë turizmin

Pshkak të procedurave të gjata dhe të komplikuara administrative për marrjen e subvencioneve dhe mospagimin e tyre dhe për tre vitet e fundit, operatorët e huaj turistik po e anashkalojnë vendin, reagojnë nga sektori i turizmit. Në takimin e sotëm në Ohër me njerëzit e parë të Agjencisë për Mbështetje dhe Promovim të Turizmit, hotelierët kërkuan ndryshime në këtë sektor.

“Në vend që ta rritim numrin e fluturimeve posaçërisht nga vendet e Beneluksit, ne kemi shënuar rënie të numrit të fluturimeve. Dhe kemi operatorë turistikë të markave të klasit botëror që heqin dorë nga Ohri dhe Maqedonia. E gjithë kjo është për shkak të mënyrës së komplikuar të mbledhjes së dokumenteve, shumë dokumentacion, afate shumë të shkurtra”, tha Donço Tanevski, Shoqata e Hoteleve të Maqedonisë (HOTAM).


“Ne kemi një ngecje në të cilin operatorët e huaj turistik nuk munden të presin me muaj ose vite për t’u paguar. Kohët e fundit kemi pasur situata kur vendet tona fqinje po marrin gjithnjë e më shumë operatorë të huaj turistik”,  theksoi Asim Mexhedoviq, pronar i një agjencie turistike.

Por nga Agjencia e Turizmit mbrohen. Ata thonë se i kanë paguar rregullisht subvencionet për turet e huaja. Ata tur-operatorë turistikë që nuk morën para, gjoja nuk kanë pasur dokumentacion të plotë.

“Propozimet tona tani do të modifikohen pak si në procedurë ashtu edhe në segmentin e pagesave, sepse jo të gjitha tregjet janë të njëjta. Një treg paguhet 65 euro dhe tjetri 15 dhe 25 euro. Ne duhet ta ndryshojmë atë”, u shpreh Ljupço Janevski, Drejtor i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit.

Shoqata e Hoteleve paralajmëron se nëse shteti nuk dëshiron që sektori i turizmit në vend të shënojë rënie vitet e ardhshme, atëherë do të duhet të ndryshojë diçka urgjentisht, dhe së shpejti do ta informojnë publikun për humbjet në këtë sezon./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori