Hoteli në Ibiza, në qendër të sherrit ku përfshihej futbollisti i EFL-së, Kian Harratt, ka pohuar se nuk u hodhën karrige gjatë kaosit - pavarësisht se videoklipet tregojnë të kundërtën.

Incidenti ndodhi të shtunën pasdite në hotelin Marco Polo në San Antonio, kur shpërtheu një sherr midis dy grupeve.


Të paktën dy video tregojnë ato që duken si karrige plastike që fluturojnë në ajër, me njërën që godet një grua të moshës së mesme dhe e rrëzon atë.

Në një klip, një i ri, i identifikuar më vonë si sulmuesi i Oldham Athletic, Kian Harratt, shihet duke hedhur një karrige drejt një mysafiri tjetër, por ai përfundon duke e goditur gruan.

Harratt foli mbrëmë, duke thënë se ndihet "i tmerrshëm" dhe "kërkoj falje", por gjithashtu fajësoi një "ngacmues" pranë pishinës për fillimin e gjërave.

Tani, pronarët e hotelit, Vibra Hotels, kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjeve. Një zëdhënës tha: "Shervi në pishinë zgjati më pak se tre minuta pasi sigurimi ynë në hotel veproi menjëherë".

"Asnjë karrige nuk u hodh drejt asnjërit prej mysafirëve; zonja u fut në mes, me sa duket me qëllimin për të ndaluar sherrin".

Sipas hotelit, stafi i sigurisë e pyeti gruan nëse donte të paraqiste një kallëzim në polici, por ajo refuzoi, duke thënë se vetëm kishte rrëshqitur dhe ishte mirë.

"Është vërtet për të ardhur keq për ne dhe ekipin tonë të përballemi me situata të tilla", thuhet më tej në reagimin e hotelit. "Vizitorët vijnë me pushime për t'u argëtuar - jo për të vepruar kështu". /Telegrafi/

telegrafi sport app