LAJMI I FUNDIT:

Horizon School do të ndajë 10 bursa të shkollimit për nxënësit e klasave 6-12

Horizon School do të ndajë 10 bursa të shkollimit për nxënësit e klasave 6-12

Në një botë ku edukimi është themeli i zhvillimit personal dhe shoqëror, mundësitë për të përfituar një arsim cilësor janë thelbësore. Horizon School e kupton rëndësinë e kësaj sfide dhe ka vendosur që, edhe këtë vit, të ofrojë një mundësi më shumë nëpërmjet Programit të Bursave për vitin shkollor 2024/2025, për të gjithë nxënësit e interesuar.

Horizon School përmes platformave të komunikimit, ka njoftuar të gjithë nxënësit e interesuar për Programin e Bursave të Shkollimit. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për nxënësit e klasave 6 deri në 12, kur dihet se Horizon School është pionier i arsimit në Kosovë, i njohur për cilësinë e shkollimit të ofruar në nivelin parafillor, fillor, si dhe në nivelet e mesme të ulëta dhe të larta. Përveç kësaj, kjo shkollë është e akredituar si Cambridge International School.

Duke vlerësuar rëndësinë e arsimit dhe duke synuar të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë, Horizon School ka vendosur të ndajë 10 bursa për vitin shkollor 2024/2025.

Përmes këtij programi, Horizon School ndan:

5 Bursa të shkollimit për Nivelin e Mesëm të Ulët (klasat 6-9):

1 bursë në vlerë 75%
2 bursa në vlerë 50%
2 bursa në vlerë 30%

5 Bursa të shkollimit për Nivelin e Mesëm të Lartë (klasat 10-12):

1 bursë në vlerë 75%
2 bursa në vlerë 50%
2 bursa në vlerë 30%

Përzgjedhja e nxënësve përfitues të bursave bëhet duke u bazuar në suksesin e tyre shkollor dhe përmes testimit me shkrim në lëndët: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Matematikë. Testimi do të mbahet më datë 22.04.2024, me fillim nga ora 11:00, në ambientet e Horizon School.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes këtij linku: https://forms.gle/gkwR7LBfXCzMuoBeA

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 15.04.2024. Nxënësit e interesuar i inkurajojmë të aplikojnë në këtë program të bursave dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të përfituar një arsim cilësor të cilin e ofron Horizon School. Suksese për të gjithë aplikantët!