Një çift kishin hequr dorë nga puna e tyre e ëndrrave në Essex të Anglisë që të jetojnë në një fermë me zero karbon në Wales, dhe pretendojnë se faturën e vetme që ata paguajnë tani është taksa e këshillit.

Kur Charis dheMatthew Watkinson hoqën dorë nga puna e tyre si veterinar shtatë vite më parë, kërkonin diçka që do t'ia fillonin nga e para, transmeton Telegrafi.


1 64

Kështu ata u vendosën në Pembrokeshire në jug të Wales, ku një fermë të vjetër arritën ta shndërrojnë në shtëpi për të cilën pretendojnë se është e tëra "eko".

2 29

Duke filluar nga rrobalarësja e deri të shporeti gjithçka funksionon me energji të ripërtërishme, e janë shumë pak pajisje elektronike që i posedojnë.

3 19

Dyshja kanë dy fëmijët Elsa, pesë-vjeçe dhe Billy, 18-muajsh, dhe pranojnë se sot bëjnë një jetë plotësisht ma ndryshe sesa që e kishin bërë shumë vite më parë.

4 20

Ata e kanë shndërruar veturën në një kopsht, derisa perimet i kanë mbjellë në rrotat e ricikluara. E për këtë jetë që ata sot bëjnë falënderojnë qeverinë e Uelsit dhe politikat e jetës "eko". /Telegrafi/

5 18

6 15

7 13

8 9

9 9