LAJMI I FUNDIT:

Honor prezanton telefonin e mençur X8b me kamerë prej 108 megapikselë

Honor prezanton telefonin e mençur X8b me kamerë prej 108 megapikselë

Kompania Honor ka prezantuar anëtarin e ri të familjes së serisë X, e bëhet fjalë për modelin X8b.

Fjala është për telefonin e mençur të kategorisë së mesme që ofron specifika solide, shumë memorie dhe kamerë prej 108 megapikselë, transmeton Telegrafi.


Kjo pajisje ka ekran 6.7-inç AMOLED FHD+ me rezolucion të ndriçimit prej 2.000 nit. Në panel është një prerje në formë pilule e quajtur Magic Capsule, që shfaq njoftimet e sistemit dhe statusit. Aty është edhe selfie kamera prej 50 MP e kombinuar me një blic.

Pavarësisht ekranit 6.7-inç, trashësia e Honor X8b është 6.78 mm dhe peshon 166 gramë. Atë e vë në funksion procesori Qualcomm Snapdragon 680 me 8 GB RAM dhe 128/256/512 GB RAM, e ka edhe kamerën kryesore prej 108 MP.

Kur flitet për softuerin, telefoni i mençur përdor MagicOS 7.2 të bazuar në Android 13, e aty është edhe bateria me kapacitet prej 4.500 mAh që përkrahet nga mbushësi i shpejtë prej 35W.

Telefoni është i qasshëm në të gjelbër, të hirtë dhe ngjyrë të zezë. Çmimi i modelit me konfiguracion 8/128 GB do të jetë 213 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori