LAJMI I FUNDIT:

Hong Kong, të paktën 615 mijë vullnetarë janë regjistruar në programin anti COVID-19

Hong Kong, të paktën 615 mijë vullnetarë janë regjistruar në programin anti COVID-19

Të paktën 615 mijë njerëz janë regjistruar në programin falas të testimit vullnetar në masë për COVID-19 në Hong Kong, sipas qeverisë së qytetit.

Testimi masiv filloi gjatë ditës së sotme për të gjithë banorët në qytetin prej 7.5 milionë banorësh, raporton CNN.


Udhëheqësi i Hong Kongut, Carrie Lam, njoftoi se qeveria nuk ka një “objektiv të matshëm” për numrin e pjesëmarrësve, por i bëri thirrje publikut “të inkurajojë sa më shumë qytetarë të paraqiten”, transmeton Telegrafi.

Në një konferencë për shtyp, Lam tha se numri relativisht i ulët i pjesëmarrësve nuk ishte reflektim i popullaritetit të qeverisë, por përkundrazi kishte të bënte me njerëzit që nuk e kuptonin programin – kështu që “ata përpiqen të shkaktojnë shqetësime dhe frikë tek njerëzit”.

“Qëllimi i programit është të identifikojë transmetuesit e fshehur sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të zvogëlohet përhapja e virusit dhe nga ana tjetër të pritet rruga e transmetimit”, tha Lam.

Ndryshe, 20182 raste të reja janë regjistruar me coronavirus ndërsa kanë vdekur 89 persona. /Telegrafi/